Gjashtë gola në një superndeshje – Anglia e nis Botërorin 2026 me fitore ndaj Kroacisë

Anglia ka dalë fituese në një përballje të jashtëzakonshme ndaj Kroacisë me rezultat 4:2, në atë që deri tani konsiderohet ndeshja më e pasur me gola në Kupën e Botës 2026.

Skuadra e Thomas Tuchel nisi fuqishëm dhe kaloi në epërsi me golin e Harry Kane nga penalltia në minutën e 12-të. Por Kroacia reagoi shpejt, me Martin Baturina që barazoi në minutën e 36-të me një goditje të fuqishme nga distanca.

Anglia riktheu epërsinë përmes Kane në minutën e 42-të, duke shënuar me kokë, por drama e pjesës së parë nuk mbaroi këtu, Petar Musa realizoi në minutën 45+5’, duke e çuar ndeshjen në 2:2 para pushimit.

Në pjesën e dytë, vetëm dy minuta pas rifillimit, Jude Bellingham shënoi një gol të jashtëzakonshëm për 3:2 dhe i dha sërish kontrollin Anglisë.

Kroacia tentoi të reagojë, por ritmi i lartë i lojës dhe dominimi i Anglisë bëri diferencën. Në minutën e 85-të, Marcus Rashford vulosi fitoren 4:2.

Me këtë rezultat, Anglia regjistron një nga fitoret më të forta të turneut deri tani.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika