Gjashtë persona të vdekur, mbi 600 të plagosur si pasojë e tërmetit të ri në Turqi

Gjashtë persona kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur jugun e Turqisë

Disa persona duke qëndruar jashtë ndërtesave pas tërmetit të 20 shkurtit.

Gjashtë persona kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë.

Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

Të vdekurit nga tërmeti i së hënës janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi, ka thënë ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.

Soylo ka thënë se 213 njerëz janë plagosur në Turqi.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 470 njerëz kanë vizituar spitalet pas tërmetit, i cili është raportuar të jetë ndier edhe në Egjipt dhe Liban.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë ditë më parë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika