Gjashtë raste të dhunës në familje në një ditë
Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, të ndodhura në disa komuna të vendit. Rastet përfshijnë dhunë fizike dhe psikike, me viktima kryesisht gra. Në Prishtinë, një burrë u arrestua pasi dyshohet se në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes, ndërsa një tjetër pas […]
Policia e Kosovës ka raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, të ndodhura në disa komuna të vendit.
Rastet përfshijnë dhunë fizike dhe psikike, me viktima kryesisht gra.
Në Prishtinë, një burrë u arrestua pasi dyshohet se në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes, ndërsa një tjetër pas një mosmarrëveshjeje shkaktoi dhunë fizike ndaj viktimës.
“Prishtinë / 16.12.2024 – 14:50. Është ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Njëri u dërgua në mbajtje, ndërsa tjetri u lirua në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 16.12.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në Drenas dhe Suharekë, dy burra u arrestuan për dhunë fizike ndaj grave të tyre.
I dyshuari nga Suhareka është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri në Drenas u lirua në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në Rahovec, dy burra ushtruan dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje, e cila mori ndihmë mjekësore.
Palët u liruan pas intervistimit.
“Rahovec / 16.12.2024 – 16:00. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në Skenderaj, një burrë u arrestua pasi u konstatua se kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.
Ai u dërgua në mbajtje.















