Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit.
siç bëhet e ditur në raport, dy nga rastet janë në Prishtinë dhe nga një rast në Gjilan, Shtime, Junik dhe Dragash, njofton Dukagjini.
Po ashtu shumica e viktimave janë gra teksa katër burra janë arrestuar.
“Prishtinë 06.12.2025-05:00. Dyshohet se djali i saj i dyshuari m/k i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj ankueses f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
”Prishtinë 05.12.2025-NN. Me 06.12.2025 dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e ka ofenduar ankuesen f/k dhe ndihet e rrezikuar dhe sipas saj i njëjtit shpeshherë shkakton dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”.
“Gjilan 28.11.2025-18:00. Lidhur me rastin me 06.12.2025 është arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.
“Shtime 01.12.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Dragash 06.12.2025-NN. Është raportuar se para një muaji ankuesi m/k ka shkuar në shtëpinë e tij, por bashkëshortja e tij e dyshuara f/k nuk e ka lejuar. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Junik 06.12.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje është fjalos me prindin e tij viktimën m/k. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.