Gjashtë raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës vetëm në rajonin e Prishtinës

Ilustrim

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje vetëm në rajonin në Prishtinës.

Një rast ka ndodhur në komunën e Graçanicës, tri në Prishtinë kurse dy raste të tjera në Fushë Kosovë dhe Lipjan.

Në komunën e Graçanicës, viktima ka qenë e gjinisë femërore kurse i dyshuari i gjinisë mashkullore.

“Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor, pasi i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në dy rastet në komunën e Prishtinës, janë arrestuar dy të dyshuar të gjinisë mashkullore për ushtrim të dhunës ndaj personave të caktuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”

Kurse në rastin e dytë, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Kurse në komunën e Lipjanit, sipas raportit, në një rast viktima e gjinisë femërore ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se e dyshuara tjetër, po ashtu, e gjinisë femërore ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

 “Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi e dyshuara femër kosovare kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rast të dhunës në familje është raportuar edhe në komunën e Fushë-Kosovës, ku i dashuri e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi sipas saj, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit  është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, përsëri në komunën e Prishtinës, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj disa personave të tjerë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj disa personave. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur e konfiskuar 39-fishekë të armës së shkurtër. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika