Gjashtë shtetas të huaj ndalohen në Aeroport, dyshohet se kishin dokumente të falsifikuara
Gjashtë shtetas të huaj janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit kanë prezantuar dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara. Rasti është raportuar më 8 shtator 2026, rreth orës 17:45. “Është raportuar se në arritje gjashtë persona, shtetas të huaj, kanë prezantuar dokumente të cilat kanë rezultuar të dyshuara për […]
Gjashtë shtetas të huaj janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit kanë prezantuar dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.
Rasti është raportuar më 8 shtator 2026, rreth orës 17:45.
“Është raportuar se në arritje gjashtë persona, shtetas të huaj, kanë prezantuar dokumente të cilat kanë rezultuar të dyshuara për falsifikim”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, pasaportat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa të gjashtë personat janë dërguar në Qendrën e Azilit.















