Gjashtë të lënduar në aksident mes dy veturave në Mitrovicë
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë. Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa si pasojë e përplasjes […]
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa si pasojë e përplasjes gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.















