Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia e Kosovës ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Në […]
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura.
Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit.















