Gjashtë të lënduar nga një aksident trafiku në Slivovë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm […]
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.















