Gjashtë të vdekur, 10 të plagosur nga një sulm rus në Harkiv

FOTO:AP

Policia ukrainase tha se sulmi u krye me dronë. Ajo publikoi pamje të zjarrit të shkaktuar nga sulmi në rrugë pranë një ndërtese banimi.

“Mëngjesin e sotëm u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 10 të tjerë, si pasojë e një sulmi natën në rrethinën Shevçenskivski”, tha në Telegram kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, raporton Reuters.

Ai tha se nga ky sulm u goditën zonat e banimit, duke shtuar se “së paku nëntë ndërtesa të larta, tre konvikte, një numër i ndërtesave administrative, një dyqan, një pompë e benzinës dhe vetura u dëmtuan”.

Raportohet se sulmi ndodhi pas mesnatës.

Ushtria ukrainase tha se kundërajrorët e saj i shkatërruan 28 prej 32 dronëve dhe tre prej gjashtë raketave të shkrepura nga Rusia.

Harkivi, në verilindje të Ukrainës, është sulmuar shpesh nga Rusia dhe sulmet u rritën në javët e fundit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika