Gjashtë të vrarë në Greqi, në një qytet bregdetar pranë Athinës

Autoritetet në Greqi njoftuan të hënën se gjashtë persona u vranë të qëlluar me armë zjarri, në qytetin bregdetar Artemida

Autoritetet në Greqi njoftuan të hënën se gjashtë persona u vranë të qëlluar me armë zjarri, në qytetin bregdetar Artemida, në afërsi të Athinës. Televizioni publik grek ERT tha se policia e cila shkoi në vendngjarje dyshon se bëhet fjalë për një përleshje bandash dhe se personat e vrarë “janë me origjinë shqiptare”.

Sipas deklaratës së policisë, trupat u zbuluar të hënën, në mbrëmje në qytetin e Artemidës, rreth 20 kilometra në lindje të Athinës. Policia nuk dha detaje të tjera për rrethanat e sulmit apo identitetin e viktimave.

Televizioni publik grek ERT njoftoi se policia dyshon se bëhet fjalë për një përplasje mes grupesh rivale të krimit të organizuar.

Sipas njoftimit të televizionit, të gjitha viktimat që u gjetën të vdekur, ishin meshkuj dhe u gjetën pranë dhe brenda një makine./VOA

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika