Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Kherson
Gjashtë ukrainas kanë mbetur të vrarë nga goditja e një rakete ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson të martën. Ushtria e Ukrainës dhe autoritetet e qytetit kanë thënë se 12 të tjerë u plagosën në sulmin, për të cilin një korrespondent i Reuters në vendngjarje tha se la një pellg gjaku në trotuar pranë […]
Gjashtë ukrainas kanë mbetur të vrarë nga goditja e një rakete ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson të martën.
Ushtria e Ukrainës dhe autoritetet e qytetit kanë thënë se 12 të tjerë u plagosën në sulmin, për të cilin një korrespondent i Reuters në vendngjarje tha se la një pellg gjaku në trotuar pranë një stacioni autobusi të dëmtuar.
Shpërthimi dëmtoi gjithashtu një linjë të dyqaneve prapa stacionit të autobusit, rrëzoi kabllot e rrymës dhe thyejti xhamat në anën e kundërt të rrugës.
Fotografitë e postuara në internet nga presidenti Volodymyr Zelenskiy kishin treguar më parë kufoma të shtrira në rrugë, transmeton “Reuters“.
“Këtë kohë të ditës është shumë e mbushur me njerëz këtu, kështu që ndoshta ka shumë viktima,” i tha Reuters Viktoria, një grua që pret autobusin e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj.
Autoritetet lokale thanë se Kherson u sulmua nga raketat e shumta teksa presidenti rus mbajti një fjalim duke përshkruar Perëndimin si agresor në Ukrainë dhe duke thënë se vendi i tij se nuk po bën luftë kundër popullit ukrainas.
Ndërkaq, akoma nuk ka asnjë koment nga Rusia lidhur me sulmet në Herson, qytet në të cilin, sipas ushtrisë ukrainase, janë hedhur rreth 20 raketa.
Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në “operacionin e saj special ushtarak”, por qytetet në të gjithë Ukrainën janë shkatërruar nga sulmet me raketa dhe dron dhe mijëra civilë janë vrarë.















