Gjashtë të zhdukur pas sulmeve amerikane pranë Hormuzit, pretendon Irani

Gjashtë persona rezultojnë të zhdukur pas asaj që zyrtarët iranianë e kanë përshkruar si sulm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj “anijeve iraniane të peshkimit dhe transportit” në Gjirin Persik.

Sipas guvernatorit të Bandar-e-Lengeh, Fawad Moradzadeh, sulmet nga “aeroplanët luftarakë amerikanë” ndodhën pranë portit oman të Khasab, në anën jugore të Ngushticës së Hormuzit, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ai tha se disa persona janë dërguar për trajtim në spital në Khasab.

Ndërkohë, CNN raportoi se ka kontaktuar ushtrinë amerikane për koment lidhur me pretendimet iraniane.

Ushtria amerikane deklaroi të premten se ka qëlluar ndaj dy cisternave të naftës me flamur iranian, të cilat po përpiqeshin të shmangnin bllokadën amerikane në vazhdim.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anijet u neutralizuan teksa tentonin të hynin në një port iranian në Gjirin e Omanit.

“Nje avion luftarak amerikan F/A-18 Super Hornet nga aeroplanmbajtësja “USS George H.W. Bush” ka neutralizuar të dy cisternat pasi ka goditur me municione precize oxhaqet e tyre, duke penguar anijet që nuk iu bindën urdhrave të hynin në Iran”, thuhej në deklaratën e publikuar në platformën X.

Cisternat e neutralizuara janë identifikuar si M/T Sea Star III dhe M/T Sevda.

Neutralizimi i dy cisternave vjen pasi SHBA-ja kreu sulme ndaj disa objektivave iraniane të enjten, në atë që Komanda Qendrore e SHBA-së e përshkroi si përgjigje ndaj sulmeve iraniane mbi anijet luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas faqeve për monitorimin detar, aktualisht shumë pak anije po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa si Irani ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zbatojnë bllokada në ose pranë kësaj rruge ujore strategjike.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika