Gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës

Tashmë janë bërë gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal dhe ndarës në veri të Mitrovicës

Muri në veri të Mitrovicës, ku është rrënuar më 5 shkurt të vitit 2017

Strukturat paralele në veriun e Mitrovicës, kishin ndërtuar një mur pranë urës së Ibrit, për të pamundësuar lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy pjesët e Mitrovicës.

Por, muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit, u rrënua përfundimisht më 5 shkurt të vitit 2017.

Dy ekskavatorëve u janë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Gjatë rrënimit të murit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidh jugun dhe veriun.

Ndërsa, e para që ka dalë për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se “së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe”, raporton KP.

Ajo ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë, me theks të veçantë ata amerikanë, për gatishmërinë ndaj shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm.

Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika