Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, rasti akoma i pazgjidhur

Gjashtë vite nga vdekja e paqarte e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari nuk kanë mjaftuar për të zbardhur rastin e vdekjes së tij në qelinë e Qendres së Paraburgimit në Prizren. Në ndërkohë, Ministrie e Drejtësisë në krye Albulena Haxhiun po akuzon Prokurorinë Speciale për neglizhencë

Foto ilustrim

Janë bërë gjashtë vjet që kur ish-aktivisti i Lëvizjës Vetëvendosje, Astrit Dehari ka vdekur në rrethana deri tani të paqarta në Qendrën e Parburgimit në Prizren.

Drejtësia vendore nuk po arrin t’i zbardhë rrethanat e vdekjes së tij as tash në kohën kur partia ku bënte pjesë Dehari gjendet në pushtet.

Siç bënte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosja vazhdon të kërkojë edhe tani drejtësi.

Zyrtarja e kësaj partie që tani është ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritika për trajtimin e këtij rasti.

“Ka një neglizhencë të theksuar nga ana e prokurorit special, ai nuk flet për rastin, nuk flet për veprimet që i ka ndërmarrë apo për çfarëdo kërkese që ka familja apo edhe avokati mbrojtës. Prandaj unë thërras që në qoftë se ka neglizhencë të kësaj lënde që është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndërrohet prokurori i rastit ose të formohet një ekip prej prokurorëve dhe në anën tjetër prej policëve që do të jenë përgjegjës për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit të Astrit Deharit”, ka thënë Haxhiu.

Ndaj kritikave të ministres Haxhiu ka heshtur Prokuroria Speciale.

“Të pyetur se në cilën fazë janë hetimet dhe si komentojnë akuzat e Ministres së Drejtësisë, Prokuroria Speciale nuk ka kthyer përgjigjie”.

Ndërsa ai, që në kohën kur vdiq Dehari ishin bashkëpartiakë, tash anëtar i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi po thotë se Vetëvendosje asnjëherë nuk e ka pasur qëllim të vërtetën.

“Këta e kanë pas qëllim me përdorë vdekjen e Astritit me ardh në pushtet dhe për me e braktisë pastaj. A e shihni Albin Kurtin më kurrë nuk e përmend Astritin. Shkon njëherë në vit me bo homazhe po në ndërkohë është ka e bjen Asocacionin e Zajednicën kundër të cilës kemi protestu bashkë me Astritin”, është shprehur Krasniqi.

Për vdekjen e Deharit me kerkesë të familjës së tij hetime ka kryer edhe Instituti Zviceran i cili e riorientoi hetimin meqenëse sipas tyre, hipoteza e vetëvrasjes duket pak e vërtetë dhe intervenimi  i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika