Gjatë 24 orëve mbi 200 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit, rreth 222 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalet e Kosovës. Sipas SHSKUK-së, 58 prej tyre kanë marrë shërbime mjekësore në dhomat e kujdesit të avancuar emergjent, kurse 30 të tjerë janë trajtuar si raste kirurgjike. Rreth kësaj kohë, sipas njoftimit […]
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit, rreth 222 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalet e Kosovës.
Sipas SHSKUK-së, 58 prej tyre kanë marrë shërbime mjekësore në dhomat e kujdesit të avancuar emergjent, kurse 30 të tjerë janë trajtuar si raste kirurgjike.

Rreth kësaj kohë, sipas njoftimit të tyre, në dhomat e shërbimit internistik janë trajtuar 86 pacientë.
Po ashtu, kanë bërë të ditur se 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.















