Gjatë 24 orëve të fundit janë konfiskuar dy armë
Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfiskuar dy armë. Arma që është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut ishte e raportuar për të shtëna në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, policia me këtë rast ka reaguar shpejtë dhe arritën ta konfiskonin armën në një […]
Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfiskuar dy armë.
Arma që është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut ishte e raportuar për të shtëna në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, policia me këtë rast ka reaguar shpejtë dhe arritën ta konfiskonin armën në një aheng familjar.
Derisa policia ishin duke patrulluar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ata kanë dëgjuar të shtëna armësh, me që rast janë nisur drejt lokacionit dhe kanë gjetur të dyshuarin ku i’a konfiskuan armën me tre fishek.

Njoftimi i Policisë















