Gjatë kësaj jave Putin do të takohet me nënat e ushtarëve rezervistë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka njoftuar se gjatë kësaj jave presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me nënat e ushtarëve rezervistë rusë

Vladimir Putin, president i Rusisë





Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të martën e 22 nëntorit ka njoftuar se gjatë kësaj jave presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me nënat e ushtarëve rezervistë të thirrur për të luftuar në Ukrainë.

“Në të vërtetë, një takim i tillë është planifikuar, ne mund ta konfirmojmë. Presidenti mban shpesh takime të tilla, ato nuk janë të gjitha publike. Në çdo rast, presidenti merr informacion të drejtpërdrejtë për gjendjen reale të punëve”, ka thënë Peskov, por nuk e ka specifikuar datën e saktë se kur Putini do të takohet me nënat e ushtarëve rezervistë.

Më shtatë nëntor presidenti Putin ka dhënë një përditësim për urdhrin e tij të shtuar të rekrutimit ushtarak, duke thënë se 50 mijë nga ushtarët e rekrutuar së fundmi tani janë në Ukrainë.

Gjatë kësaj kohe ushtarët rusë dhe familjet e tyre kanë raportuar vështirësi logjistike si, uniforma të pamjaftueshme, ushqim të dobët dhe mungesë të furnizimeve mjekësore, raporton CNN.

Projekti i gazetarëve të pavarur rusë Astra Telegram ka njoftuar se rreth 300 rusë të mobilizuar janë duke u mbajtur në një bodrum në Zaitsevo në rajonin e Luhanskut për refuzimin e kthimit në vijën e parë.





Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika