“Gjatë luftës, Kadri Veselin s’e kam njohur dhe s’kam dëgjuar për të”

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 24-të ka filluar dëshminë dhe ka pohuar se nuk e ka njohur Kadri Veselin gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se Veselin "nuk e kam njohur më parë, deri pas luftës kur ka pasur pozita publike

Pamje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, 12 shtator 2023.

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë sot(e martë) dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK).

Kadri Veseli, Hagë 12 Shtator 2023 gjatë dëshmisë së dëshmitarit të 24-të

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka filluar marrjen në pyetje, duke ia lexuar dëshmitarit një pjesë nga intervista e tij dhënë Prokurorisë së Specializuar.

Në këtë intervistë, ai kishte thënë se gjatë luftës nuk e ka njohur dhe nuk ka dëgjuar ndonjëherë për Kadri Veselin.

“Eshtë një pyetje: Në këtë periudhë, a e ke parë, a e ke njohur Kadri Veselin – në ‘98, ’99? Ju jeni përgjigjur: ‘Atë s’e ka njohur askush’.

Pyetje: Gjatë konfliktit, a ke dëgjuar ndonjëherë për të?

Përgjigje: ‘Jo asnjëherë’”.

Të njëjtën gjë dëshmitari e konfirmoi edhe në seancën e pasdites.

“Kadri Veselin nuk e kam njohur më parë, deri pas luftës kur ka pasur pozita publike”, ka thënë dëshmitari i 24-të me kodin 4255.

Dëshmia e tij në ditën e parë ka vazhduar në seancë të mbyllur për publikun.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika