“Gjatë luftës, Kadri Veselin s’e kam njohur dhe s’kam dëgjuar për të”

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 24-të ka filluar dëshminë dhe ka pohuar se nuk e ka njohur Kadri Veselin gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se Veselin "nuk e kam njohur më parë, deri pas luftës kur ka pasur pozita publike

Pamje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, 12 shtator 2023.

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë sot(e martë) dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK).

Kadri Veseli, Hagë 12 Shtator 2023 gjatë dëshmisë së dëshmitarit të 24-të

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka filluar marrjen në pyetje, duke ia lexuar dëshmitarit një pjesë nga intervista e tij dhënë Prokurorisë së Specializuar.

Në këtë intervistë, ai kishte thënë se gjatë luftës nuk e ka njohur dhe nuk ka dëgjuar ndonjëherë për Kadri Veselin.

“Eshtë një pyetje: Në këtë periudhë, a e ke parë, a e ke njohur Kadri Veselin – në ‘98, ’99? Ju jeni përgjigjur: ‘Atë s’e ka njohur askush’.

Pyetje: Gjatë konfliktit, a ke dëgjuar ndonjëherë për të?

Përgjigje: ‘Jo asnjëherë’”.

Të njëjtën gjë dëshmitari e konfirmoi edhe në seancën e pasdites.

“Kadri Veselin nuk e kam njohur më parë, deri pas luftës kur ka pasur pozita publike”, ka thënë dëshmitari i 24-të me kodin 4255.

Dëshmia e tij në ditën e parë ka vazhduar në seancë të mbyllur për publikun.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika