Gjatë muajit qershor në Shtime pritet të hapet Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës

Astronautia Pranvera Hyseni, është kthyer nga Amerika duke i sjellur të gjitha pajisjet e nevojshme për aktivizimin e Planetariumit Kombëtar të Kosovës

Astronautia Pranvera Hyseni, është kthyer nga Amerika duke i sjellur të gjitha pajisjet e nevojshme për aktivizimin e Planetariumit Kombëtar të Kosovës.

E ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në Tv Dukagjini, Hyseni ka thënë se këto pajisje optike janë të siguruara nga miku ynë në SHBA, Jack Dunn, me vlerë rreth 50,000 dollar, që do të instalohen në Observatorin tonë, duke përfshi teleskopin 14 inç.

Të gjitha pajisjet janë të siguruara donacion nga markat: Celeston, Sky-Watcher USA, Charlie Bates Solar Astronomy Project/Sunlit Earth.

Secili prej astronomëve që ndihmuan në sigurimin e këtyre pajisjeve, siç tha Hyseni, janë në dijeni për hapjen e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës në Shtime.

Ndërtimet e Observatorit kanë përfunduar sipas astronautes Pranvera Hyseni, ajo falënderon ministrin e Arsimit dhe Komunën e Shtimes që së bashku e ndërtuan këtë objekt.

Për funksionalizimin e kësaj ndërtese është dashur sjellja e pajisjeve optike, të cilat disa kanë arritur e disa të tjera janë rrugës, ka thënë Hyseni.

Astronautia Hyseni njoftoi se teleskopi 14 inç, ka aparaturë të sofistikuar i cili lejon shikimin e objekteve qiellore të magnitudës shumë të vogël.

Hyseni, gjithashtu njoftoi se Obsevratoi dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës pritet të hapet gjatë muajit qershor.

Shija e redaktorit

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Të fundit nga rubrika