Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë së dielës së 4 dhjetorit prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Prezantimi i buxhetit do të bëhet në shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, duek filluar nga ora 15:00.

Ndërkaq, gjatë së shtunës Kurti me ministra ishte në Pejë për të prezantuar Buxhetin.

Buxheti që u dedikohet komunave për vitin 2023 parashihet të jetë rreth 100 milionë euro më shumë se sa sivjet, ndërkaq buxheti për Komunën e Pejës mbi 33 milionë euro.