Gjatë vitit 2022 këto ishin top 10 veturat më të shitura në Kosovë

Kosova është një ndër vendet në të cilin përdoren jashtëzakonisht shumë veturat, e ndër dhjetë më të shiturat janë këto

10 veturat më të shitura në Kosovë

Veturat janë pjesë pandashme e përditshmërisë tuaj, kjo sepse shumicën e obligimeve në punë apo familjare i lehtëson.

Kosova është një ndër vendet në të cilin përdoren jashtëzakonisht shumë veturat, brenda qyteteve por edhe nëpër udhëtime të ndryshme.

Për këtë arsye e shumë të tjera, përzgjedhja e veturës para blerjes kërkon të shikoni dhe të kontrolloni mirë disa specifika dhe avantazhe që një veturë i posedon.

Kjo ka të bëj me kualitetin e veturës, sigurinë qe u ofron gjatë vozitjes, komfortit e sigurisht edhe madhësisë që juve ju përshtatet më mirë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, gjatë vitit të kaluar, pra vitit 2022 janë gjithsej dhjetë marka të veturave të cilat kanë pasur më së shumti shitje.

Listës së veturave më të shitura në Kosovë ju paraprinë Dacia me 414 vetura të shitura dhe Renault me 369 vetura të shitura, duke lënë më pas të radhitura markat e tjera të veturave si: Toyota, Skoda, VW, Suzuki, KIA, Opel, Hyundai dhe Mercedes.

Ilustrim

KËTO JANË TOP MARKAT E VETURAVE MË TË SHITURA NË KOSOVË:

Dacia: 414 vetura të shitura

Renault: 369 vetura të shitura

Toyota: 339 vetura të shitura

Skoda: 304 vetura të shitura

VW: 266 vetura të shitura

Suzuki: 209 vetura të shitura

KIA: 206 vetura të shitura

Opel: 180 vetura të shitura

Hyundai: 136 vetura të shitura

Mercedes: 120 vetura të shitura.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika