Gjenden armë, mbi 200 fishekë dhe mbi 5000 euro, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë të gjata, një armë të shkurtër, 261 fishekë, 5000 euro para të gatshme, dy telefona dhe disa kontrata. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona në Podujevë

Policia e Kosovës

Dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar nën dyshimin se ata kanë kryer veprat, fajde dhe detyrim.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se, përgjatë kontrollimit të tre lokacioneve të ndryshme, Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, një shumë parash dhe jo vetëm.

“Gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një armë e shkurtër, 261 fishekë, 5000 € para të gatshme, dy telefona dhe disa kontrata”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur të premten, në Podujevë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika