Gjenden disa eshtra në Mitrovicë, dyshohet se janë nga lufta e fundit

Në varrezat e Zabërgjë të Mitrovicës janë gjetur disa eshtra të cilët dyshohet se i takojnë periudhës së luftë së fundit. Për RTV Dukagjin flet personi i cili hasi në këta eshtra duke hapur një varr për një bashkëfshatar të tij. Nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit bëhet e ditur se eshtrat janë dërguar ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Foto ilustrim

Mëngjesin e të premtës, Mulla Rexhep Lushta zakonshëm ishte ftuar për të kryer procedurat fetare të një varrimi.

Por kur punonjësit e xhamisë kishin filluar të hapnin varrin, kishin hasur në diçka që atyre u duk e dyshimtë.

Në mesin e këtyre varrezave në fshatin Zabërgjë të Mitrovicës, janë gjetur eshtra që po pretendohet, të jenë të njeriut, e që dyshohet të jenë mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe Lushta.

“Ne e kemi dërgu ekipën tonë për me hapë një varr atje, e kemi pas një rast vdekje, dhe e kemi dërgu ekipën tonë me e hapë një varr, ndërkohë duke hapë, e kanë gjetë atë kufomë, më tepër nuk di, e kemi lajmëru Bajram Qerkinin”, ka thënë Lushta.

E Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve”, thotë se kishte njoftuar menjëherë organet kompetente.

“Në mëngjes i ka vdekë nëna Mulla Cenit, ai është i Zabërgjës, kanë shku me hapë varrin e nënës, ekipa të cilët janë të Mitrovicës, në vendin që kanë dashtë me hapë varrin kanë hasë në një batanije të mbështjellur, një kufomë. Më kanë thirrë, u kam thënë mos  e prekni, hapne diku tjetër varrin deri sa të vijnë policia, policia lokale kanë shku, i kena thirrë qëndroret, edhe i kanë marrë eshtrat  ashtu sic kanë qenë, të paprekura, i kanë dërgu në mjekësinë ligjore”, ka theksuar Qerkini.

Nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit bëjnë të ditur se tashmë kanë nisur procedurat për identifikimin e eshtrave.

“Është vepruar menjëherë në kuptim të angazhimit institucional, në këtë rast kemi njoftuar sektorin e policisë për krime të luftës, të cilët përmes njësitit për persona të zhdukur, në kuadër të policisë dhe njësiteve tjera relevante,  me përkrahjen e antropologut mjekoligjor, kanë qenë në vendngjarje dje, dhe i kanë tërhequr eshtrat në fjalë”, është shprehur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

Njoftimin për gjetjen e eshtrave e ka bërë Policia e Kosovës.

Ndërsa Komisioni Qeveritar për të pagjetur u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë që nëse hasin në eshtra të dyshimta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika