Gjenden disa produkte pa afat në një dyqan të Prishtinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në një dyqan në Prishtinë, janë gjetur disa produkte me afat të skaduar. Në këtë market janë asgjësuar 16 kg djathë, 17.5 kg sallamë, jogurt me fruta dhe 1.6 kg virshlle. “Mbrëmë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar një ankesë nga konsumatori, për blerje të një […]
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në një dyqan në Prishtinë, janë gjetur disa produkte me afat të skaduar.
Në këtë market janë asgjësuar 16 kg djathë, 17.5 kg sallamë, jogurt me fruta dhe 1.6 kg virshlle.
“Mbrëmë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar një ankesë nga konsumatori, për blerje të një produkti pa afat në një market në lagjen “Bregu Diellit” Prishtinë. Menjëherë kemi organizuar një inspektim. Aty është gjetur produkti i njëjtë i raportuar, po ashtu, gjatë kontrollit, në rafte tjera janë gjetur dhe disa lloje tjera produkteve pa afat. Sipas procedurës, ekipi inspektues ka larguar nga raftet shitëse të gjitha produktet me afat të skaduar dhe të njëjtat i ka asgjësuar. Sasitë e produkteve të gjetura pa afat janë: djathë 16 kg, sallama 17,5 kg jogurt me fruta 1,6 kg virshlle”, thuhet në njoftim.
Ndaj operatorit janë nisur procedurat ligjore në Gjykatë, e cila pritet të vendosë për masa ndëshkimore.
“Shprehur në njësi janë larguar 80 produkte nga tregu. Ndaj operatorit ekonomik, sipas procedurave ligjore, do të ngrihet procedurë në gjykatë, e cila do të vendosë për masën ndëshkimore. Falënderojmë konsumatorin për raportim”, thuhet në njoftim















