Gjenden eshtra në Prishtinë, s’dihet nëse i përksain luftës së fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kanë raportuar në Polici se në brendi të pyllit kanë hasur në disa eshtra njeriu. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. IML konfirmon se rezultatet e para dalin të hënën, nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit thonë se do ta trajtojnë me prioritet

Foto shkëputur nga video

Një ditë më parë në këtë lagje në periferi të Prishtinës, dy qytetarë kanë hasur në diçka të pazakonshme.

Bëhet fjalë për gjetjen e disa eshtrave të njeriut në rrugën “Qendresa” të Matit 1, çka bëri që dëshmitarët t’i drejtohen Policisë.

“Më 27.01.2023, dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe i ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

E, një rezultat fillestar pritet të nxirret të hënën nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Konfirmojmë se mbetjet kockore janë pranuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pritet të ekzaminohen të hënën kur edhe do të kemi një rezultat preliminar”, kanë thënë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Për shkak të mundësisë që mbetjet mortore t’i takojnë kohës së luftës, në vendin e ngjarjes bashkë me policinë ka dalë edhe Komisioni qeveritar për Persona të Zhdukur.

Megjithatë, Kushtrim Gara nga ky komision thotë se është ende herët të përcaktohet identiteti i tyre.

“Ne jemi njoftuar nga kolegët nga sektori i Policisë për Krime të Luftës, për gjetjet eshtërore në perfieri të Prishtinës mes lagjes Mati dhe Gërmisë. Realisht është ende herët të flasim për mundësinë e identitetit meqë mbetjet mortore siç jemi njoftuar janë dërguar qysh mbrëmë në IML. Për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore dhe sigurisht pas ekzaminimeve, varësisht nga sugjerimi dhe rekomandimi i ekspertit mjeko-ligjor do të veprohet tutje”, ka thënë Gara.

Megjithatë Gara zotohet se nëse ka indikacione që eshtrat i takojnë periudhës së luftës së fundit, rasti do të trajtohet me prioritet.

“Në rast se bëhet fjalë për mbetje mortore ose eshtra që potencialisht mund të ju përkasin viktimave nga lufta e fundit në Kosovë, përkatësisht personave të zhdukur apo viktimave të zhdukjes së dhunshme sigurisht dhe pashmangshëm, rasti do të trajtohet me shumë prioritet”, ka shtuar Gara.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët kanë hasur në mbetje mortore nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Rasti i fundit është në Mitrovicë, ku në një hapësirë varrezash janë gjetur eshtra të një personi të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika