Gjenden mbetje mortore të 3 personave të zhdukur gjatë luftës

Mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë gjetur në fshatin Vidimriq të Mitrovicës. Analizat mjekoligjore, përfshirë analizën e ADN-së, do të saktësojnë identitetin e tyre

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur se janë gjetur mbetjet mortore të tre personave, të cilët dyshohen të jenë viktima të luftës së fundit në Kosovë.

Gara bëri të ditur se mbetjet mortore u gjetën pas gërmimeve në fshatin Vidimriq të Mitrovicës.

Të dhënat e mëtutjeshme, sipas Garës, do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore, përfshirë analizën e ADN-së.

“Gërmimet vlerësuese të filluara sot në lokacionin në fshatin Vidimriq, Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e 3 individëve /personave , viktima të luftës, që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. Sigurisht këto të dhëna do të saktësohen pasi të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, ka thënë ai.

Lokacioni në Vidimriq, sipas Garës “është një nga rastet/ lokacionet e trajtuara pas një pune intensive në kuptim të shqyrtimit të hollësishëm te të gjitha të dhënave, pra analizimit të tyre nga ana e institucioneve kompetente të lartcekura në bashkëpunim me ekspertët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe EULEX-it”.

Ditë më parë, në një prononcim për Portalin Dukagjini, Gara kishte paralajmëruar për gërmime të reja në disa lokacione në Kosovë, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Përderisa gjatë kësaj jave do të jemi të angazhuar në dy lokacione në territorin e regjionit të Prishtinës, një lokacion në fshatin Kishnicë dhe lokacioni te varrezat e qytetit në lagjen ‘Arbëria’. Për të vazhduar pastaj në javët në vijim, në një lokacion në regjion të Mitrovicës dhe një lokacion në regjion të Gjakovës”, kishte thënë Gara.

(Ekskluzive) Vazhdon kërkimi i të pagjeturve, këtë javë do të ketë gërmime në Kosovë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika