Gjenden mbetje të reja mortore në Kalludër, Kurti viziton varrezën e dyshuar

Gërmimet në varrezën e dyshuar masive në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut kanë vazhduar edhe këtë të shtunë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pa nga afër gërmimet atje dhe konfirmoi se janë gjetur mbetje të reja mortore. Ai paralajmëroi se gërmimet mund të zgjasin me muaj, kurse Prokuroria Speciale bëri të ditur se deri më tani kanë lëshuar disa urdhra për zhvarrosje.

Gjurmët që do të çojnë deri e vërteta që u fsheh për 27 vite po vazhdojnë të gërmohen.

Edhe të shtunën, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, bashkë me hetuesit policorë vazhduan punimet në Kalludër te Vogël të Zubin Potokut.

Veçse ndryshe nga ditët tjera, ekipet në këtë varrezë të dyshuar masive, sot pritën në vizitë goxha mysafirë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me përfaqësues nga Instituti për Krimet e kryera gjatë Luftës, Policia e Kosovës, dhe Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, panë nga afër punën që po zhvillohet thellë mes maleve të veriut.

Kurti bashkë me të tjerët shkuan afër përrockës ku u gjetën mbetjet mortore.

E lartë, zyrtarët policorë po kujdeseshin maksimalisht për sigurinë.

Kur vizita përfundoi, Kurti konfirmoi se gjatë qëndrimit të tij atje u gjetën mbetje të reja mortore.

‘Sa ishim ne aty u zbuluan edhe disa kocka të reja meqenëse gërmime edhe eksumimi po vazhdon. Unë falenderojë IML me ekspertët e forenzikës edhe me antropologët’, ka thënë Kurti.

Tutje, ai konfirmoi atë që pritej, se gërmimet do të marrin goxha kohë.

“Tash do të vazhdojnë këto gërmime edhe shumë javë ndoshta me muaj meqenëse eshtrat e gjeta janë të shpërndara dhe janë buzë një përroi e cili me shumë gjasë në stinën e pranverës është një përrua i fuqishëm. Në këtë mënyrë trupat edhe nëse janë varrosur në të njejtin vend mund të mos jenë aty”, ka shtuar Kurti.

Shefi i ekzekutivit deklaroi se çuditërisht Serbia po arreston serbë, të cilët para më shumë se dy dekadash u kanë treguar ndërkombëtarëve për krimet e kryera në Kosovë.

‘Edhe njëherë i bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së që këto dokumente që janë të klasifikuara në Beograd të deklasifikohen dhe të zbardhet e vërteta”, ka theksuar Kurti.

Prezente në Kalludër qe edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Ajo bëri të ditur se janë lëshuar disa për zhvarrosje.

“Kjo është një proces i ndjeshëm dhe kompleks. Është rezultat i një pune disa vjeçare të Policisë dhe Prokurorisë Speciale. Deri më tani janë bërë mbi 10 urdhëra për zhvarrosje, krejt kjo në kuadër të veprimeve hetimore që janë ndërmarrë”, ka thënë Luta.

Ndërkohë një ditë më parë, Policia ka bastisur shtëpinë e njërit nga të arrestuarit të hënën si të dyshuar që lidhen me këtë rast në Kalludër, dhe ka sekuestruar prova materiale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika