Në fshatin Sllatinë e Ulët të Vitisë, një person ka raportuar në Polici se gjatë punimeve në pronën e tij ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.
Rasti ka ndodhur më 12 shtator 2026, rreth orës 10:15.
Sipas raportit policor, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë intervenuar dhe kanë tërhequr mjetet e dyshuara.
Policia e ka cilësuar rastin si “Mjet i dyshimtë”.
