Gjenden pa shenja jete burrë e grua në Rahovec
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, gjatë orës 12:25 kanë gjetur pa shenja jete dy persona, burrë e grua në fshatin Pataqan i Poshtëm, në Rahovec. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, që ka dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, nga hetimet e kryera, dyshohet se viktimat kanë ardhur deri […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, gjatë orës 12:25 kanë gjetur pa shenja jete dy persona, burrë e grua në fshatin Pataqan i Poshtëm, në Rahovec.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, nga hetimet e kryera, dyshohet se viktimat kanë ardhur deri te vdekja si pasojë e asfiksimit nga një tym, që u shkaktua pasi nga një prizë elektrike iu vu zjarri një kolltuku.
Shkaku zyrtar i vdekjes do të vërtetohet pas ekzaminimit nga mjeku ligjor, rasti është ende nën hetime.
“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”.
“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes””, njofton Policia e Kosovës.
Ndërkaq për personat që humbën jetën ka reaguar një familjar në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se çifti që humbën jetën janë, Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68vjeçare).
“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të njohurit që sot, pas një aksidenti me rrymë, mbetën të vdekur familjarët tanë: Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68vjeçare).”















