Gjenden trupat e 44 civilëve nën rrënojat e një ndërtese në Ukrainë

Sipas BBC-së, janë gjetur trupat e 44 civilëve nën rrënojat e një ndërtese të shembur, në qytetin e Ukrainës, Izyum

Ilustrim

Trupat e 44 civilëve janë gjetur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin ukrainas Izyum, derisa lufta për kontrollin e zonës është ndezur.

Sipas BBC, përcjell PortaliD, ndërtesa pesëkatëshe është shembur në mars, derisa banorët ishin duke u fshehur në bodrum nga bombardimet ruse.

Por ekipet e shpëtimit vetëm tani kanë arritur të hyjnë në ndërtesë, ka thënë një zyrtar lokal për BBC.

Ende ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi një tjetër ndërtesë në të njëjtën rrugë ishte vënë gjithashtu në cak.

”Ne e dimë se kishte njerëz atje, gjithashtu. Puna e kërkimit po vazhdon dhe mendoj se do të mësojmë së shpejti numrin e mëtejshëm të viktimave”, ka thënë kryebashkiaku i Izyum, Valeriy Marchenko.

Rusia mori kontrollin e Izyum më 1 prill, duke lënë shumë persona të vrarë e ndërtesa të shkatërruara.

Marchenko ka thënë se kur ndërtesat janë sulmuar, trupat ruse kishin marrë nën kontroll gjysmën e qytetit.

Ilustrim

Derisa trupat ishin përpjekur të përparonin, ata kishin qëlluar drejt ndërtesës, ku janë nxjerrë tani trupat.

Ekipet e shpëtimit tani kanë arritur, pasi blloku i apartamenteve ishte në një zonë të pushtuar të qytetit.

”U bë e mundur vetëm disa ditë më parë, që Shërbimi ynë Shtetëror i Urgjencës të arrinte atje dhe të fillonte të gërmonte në rrënoja”, ka thënë ai.

Izyum, i njohur si porta për në Donbas, është pjesë e rajonit të vjetër të prodhimit të qymyrit dhe çelikut të Ukrainës dhe një qytet kyç për ushtrinë ruse.

Megjithatë, zyrtarët thonë se trupat ukrainase po bëjnë të pamundurën në rajon dhe po ndalojnë çdo përparim të mëtejshëm rus.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov i ka thënë BBC-së se forcat ruse “aktualisht nuk po kryejnë veprime aktive sulmuese sepse ato (forcat ukrainase) po mbrohen”.

Ai ka shtuar se ata nuk po arrijnë të ecnin përpara drejt objektivave të tjera larg qytetit.

Një raport i Institutit për Studimin e Luftës e konfirmoi këtë.

“Forcat ruse nuk kanë bërë ndonjë përparim të konfirmuar në juglindje apo jugperëndim të Izyum më 9 maj”, thuhet në raport, duke shtuar se ka të ngjarë të rifillojnë operacionet sulmuese në ditët në vijim.

Ata që kanë shpëtuar nga Izyum, kanë treguar se kanë jetuar në bodrume për muaj të tërë dhe kanë parë trupa të vdekur në rrugë. Komunikimi me ata që janë ende brenda qytetit është ndërprerë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika