Gjendet 36-vjeçari nga Leposaviqi që ishte raportuar i zhdukur muajin e kaluar

Policia e Kosovës (PK) njofton se është gjetur në zonën e Deçanit M.S (36-vjeçar), i cili ishte raportuar i zhdukur më 28 prill 2026 në Stacionin Policor në Lepoosaviq.

Policia njofton se familjarët kishin bërë të ditur se viktima kishte pasur herë pas here probleme psikike dhe se kontaktin e fundit me ta e kishte kur ishte në Serbi.

“Me datë 28.04.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq, nga familjarët është raportuar zhdukja e një personi mashkull me inicialet M.S. (1990). Sipas deklarimeve të familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike. Sipas informatave të tyre, në momentin e kontaktit të fundit ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ai kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit e më pas ishte larguar në drejtim të panjohur, teksa të dielën u gjet në zonën e Deçanit.

“Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare. Nga veprimet e shpejta policore është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë me datë 28.04.2026. Po të njëjtën ditë, i njëjti kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur. Në koordinim me stacionet tjera policore dhe veprimeve operative në terren, me datë 17.05.2026 rreth orës 10:00, nga Stacioni Policor në Deçan është pranuar informatë se personi M.S. është gjetur në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese policore. Familjarët janë njoftuar lidhur me rastin, ndërsa sipas informatave të para gjendja e tij për momentin është stabile. Policia mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Për çdo rast apo informatë të rëndësishme, qytetarët mund të raportojnë në numrin emergjent 192”, njofton Policia.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika