Gjendet bunkeri me medikamente të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë(VIDEO)

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte njësitet e doganës kanë arritur që të zbulojnë një hapësirë të fshehur (bunker) në një barnatore në Prishtinë

Foto shkëputur nga video e Doganës

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar një hapësirë të fshehur (bunker) për fshehjen e medikamenteve të kontrabanduara në Prishtinë.

Dogana ka njoftuar se pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana, lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët doganorë kanë organizuar një kontrollë në një barnatore në Prishtinë. Gjatë kontrollimit, janë hasur në barna të kontrabanduara si dhe në hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara.

“Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin e-Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërimin e parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt, dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika