Gjendet drogë në burgun e Dubravës

Më 22, 30 dhe 31 korrik të këtij viti, në Qendrën Korrekuese në Dubravë është raportuar se janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike

Burgu i Dubravës

Policia e Kosovës njofton se më 22, 30 dhe 31 korrik të këtij viti, në Qendrën Korrekuese në Dubravë është raportuar se janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

Policia njofton se më 22 korrik, të burgosurit mashkull kosovar (në xhep të pantallonave) i është gjetur dhe sekuestruar një qese, që dyshohet të ketë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të vogël.

“Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 22.07.2023-10:50. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 3 krahu V1 tek i burgosuri mashkull kosovar (në xhep të pantallonave) i është gjetur dhe sekuestruar një qese të që dyshohet të ketë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, njofton Policia e Kosovës.

Më 30 korrik rasti ka nodhur pothuajse në rrethana të njëjta, të burgosurit mashkull kosovar (në xhep të pantallonave) i është gjetur dhe sekuestruar një qese, që dyshohet të ketë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të vogël.

“Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 30.07.2023-19:45. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 3 dhoma 10 tek i burgosuri mashkull kosovar (në xhep të pantallonave) i është gjetur dhe sekuestruar një qese ku dyshohet të ketë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, njofton tutje Policia.

Më 31 korrik, të burgosurit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale sasi e dyshuar e llojit marihuanë në një pako me peshë të vogël.

“Qendra Korrektuese Dubravë, Pejë 31.07.2023-09:50. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar nga sigurimi i burgut në pavijonin 6 është gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale sasi e dyshuar e llojit marihuanë në një pako me peshë të vogël. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika