Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Drenas, e cila thuhet se të dielën është gjetur pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante.