Gjendet e vdekur një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Një grua 75-vjeçare është gjetur e vdekur të shtunën në një banesë në Bresje të Fushë-Kosovës. Zëdhënësja e Policia e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për Dukagjinin se policia i ka nisur hetimet për këtë rast. Sipas saj policia ka marrë informacion nga ekipi mjekësor rreth orës 17:00. “Rreth orës […]
Një grua 75-vjeçare është gjetur e vdekur të shtunën në një banesë në Bresje të Fushë-Kosovës.
Zëdhënësja e Policia e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për Dukagjinin se policia i ka nisur hetimet për këtë rast.
Sipas saj policia ka marrë informacion nga ekipi mjekësor rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00,nga një ekip mjekësor, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka shtuar zëdhënësja e Policia e Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.















