Gjendet i vdekur 4-vjeçari që ra në një kanal të Iber-Lepencit

Pas disa ore kërkimi është gjetur pa shenja jete trupi i 4 vjecarit, që një ditë më parë ra në kanalin e Iber Lepencit. Trupi i viktimës është gjetur nga pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa familjarët e viktimës kanë kërkuar nga institucionet të merren me këtë kanal, pasi që raste të tilla me fatalitet kishin ndodhur edhe më herët

Gjurmët e fundit të të birit po i shikonte me kujdes, paraditen e sotme, babi i 4 vjecarit që ra në këtë kanal të Iber Lepencit, mbrëmjen e së hënës.

Shpresa për gjetjen e të birit, nuk po e linte të rrinte me një vend, teksa fjalët nuk mund t’i shprehte për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë e të zjarrfikësve vazhduan kërkimin për gjetjen e Yll Mehanës, derisa trupi i tij i pajetë u nxorr gjatë mesditës, në rrjedhën e lumit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Familjarët e vogëlushit tashmë të ndjerë, treguan se si se ai kishte dalur nga shtëpia me një bashkëmoshatar të tij.

“Dhandrri e ka lëshu lopën para shtëpisë aty, edhe me atë nipin e vet, ky se unë këtë e kam nip këtë djalin që ka ndodhë ky rast, edhe fëmijët se kanë dit e kanë pru lopen kadaledale, afër kanalit, edhe djali ka rrëshit këtu thuhet, edhe ka bile sot i kemi gjet gjurmët ku po dihet se djali ka rënë në kanal”, tha Sadik Krasniqi, daja i 4-vjeçarit.

Banorët e këtij fshati prapa kamerave kanë thënë se ky nuk është rasti i vetëm që ka përfunduar me fatalitet, si shkak i mosreagimit të institucioneve që të vendosin rrethoja këtu, edhe familjarët e 4 vjecarit apelonin për një gjë të tillë.

“Unë e kam një apel për qeverinë edhe te ata që janë kompetent, bile të paktën me e ngjit do sene mbrojtëse këtu, ndonjë rrjet ose dicka në mënyrë që mos me ndodhë këto raste”, tha ai.

Familjarët e ngushtë të 4 vjecarit, ishin të pranishëm në momentin kur pjestarët e FSK-së, nxorrën trupin, ndërkohë policia thanë se ai është zhdukur rreth orës 18:30 të së hënës.

“Tash mund të konfirmojmë që pas kërkimeve të vazhdueshme pra njësitë e kërkim shpëtimit në kuadër të  FSK-së, bashkë me partnerët tjerë të angazhuar kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës 4 vjecar, tashmë me procedurat e vendit të ngjarjes janë duke vazhduar ekipet hetimore të Mitrovicës”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës, Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe përfaqësues të Iber Lepencit, ata nuk pranuan të flasin në lidhje me shqetësimet e banorëve. Sipas tyre pikërisht në këtë vend vite më parë kishte humbur jetën edhe një person rreth 70 vjeçar.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika