Kazuki Takahashi, 60-vjeçar, krijuesi i serisë së animacionit “Yu-Gi-Oh!” është gjetur i vdekur në brigjet e detit të Japonisë nga Roja Bregdetare.

Takahashi është gjetur i shtrirë me fytyrë përmbys.

Krijuesi i “Yu-Gi-Oh!” kishte qenë në pushime i vetëm në ishullin Okinawa. Dy orë para se të vdiste 60-vjeçari, policia kishte marrë një telefonatë nga një kompani e makinave me qira, duke thënë se krijuesi i “Yu-Gi-Oh” nuk e kishte kthyer automjetin e tyre dhe ata nuk kishin mundur të kontaktojnë me të.

Makina e 60-vjeçarit është gjetur pranë plazhit Onna, ky destinacion ishte rreth 7.5 milje larg nga vendi ku rojet bregdetare gjetën trupin e tij.

Ekzaminimet mjekësore fillestare kanë teguar se Takahashi kishte ndërruar jetë një ose dy ditë më parë.

Kazuki Takahashi ka nisur serinë e animacionit “Yu-Gi-Oh!” në vitin 1996, në revistën Weekly Shōnen Jump. “Yu-Gi-Oh” ka vazhduar transmetimin deri në vitin 2004, duke shitur mbi 40 milionë kopje.