Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në banesën e tij, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”
Një burrë 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë, të hënën. Policia ka konfirmuar se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”. Sipas njoftimit, viktima jetonte vetëm dhe fqinjët kishin raportuar se ai nuk ishte parë jashtë banesës për tri ditë me radhë. Pas këtij informacioni, njësitë policore kanë shkuar […]
Një burrë 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë, të hënën.
Policia ka konfirmuar se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
Sipas njoftimit, viktima jetonte vetëm dhe fqinjët kishin raportuar se ai nuk ishte parë jashtë banesës për tri ditë me radhë.
Pas këtij informacioni, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të shoqëruara nga zjarrfikësit dhe një ekip mjekësor.
Pasi dera e banesës është hapur me forcë, brenda është gjetur trupi i pajetë i 54-vjeçarit.
Mjekët në vendngjarje kanë konstatuar se ai kishte vdekur.
Prokurori i rastit është njoftuar menjëherë dhe me urdhër të tij, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Hetimet janë duke vazhduar.















