Një person është gjetur i vdekur të hënën në banesën e tij në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.