Policia njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë, gjatë ditës së shtunë.

Me urdhër të të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë / 08.06.2024-15:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar,” shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.