Gjendet i vdekur një person në Llapushnik të Drenasit
Një person është gjetur pa shenja jete të dielën mbrëma në Llapushnik të Drenasit. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes. Po ashtu, në njoftim thuhet se trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është […]
Një person është gjetur pa shenja jete të dielën mbrëma në Llapushnik të Drenasit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, në njoftim thuhet se trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Llapushnik, Gllogoc/ 16.06.2024 – 21:00-22:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.















