Gjendet i vdekur një person në Mleqan të Malishevës
Një person është gjetur i vdekur në një objekt biznesi familjar në fshatin Mleqan të Malishevës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj, ka thënë për Dukagjinin se personi është gjetur i varur. “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është […]
Një person është gjetur i vdekur në një objekt biznesi familjar në fshatin Mleqan të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj, ka thënë për Dukagjinin se personi është gjetur i varur.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.
Mësohet se personi i vdekur është afaristi Lulzim Kryeziu, djali i biznesmenit Latif Kryeziu nga kompania prestigjioze “SHELL”.















