Gjendet i vdekur një person në një hotel në Klinë
Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e një hoteli në Klinë. Trupi i pajetë u gjet në marketin e hotelit, dhe menjëherë u njoftuan Policia dhe Emergjenca. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor që […]
Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e një hoteli në Klinë.
Trupi i pajetë u gjet në marketin e hotelit, dhe menjëherë u njoftuan Policia dhe Emergjenca.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:00.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka arritur në vendngjarje.
“Policia ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Gashi për Dukagjinin.
Ai ka shtuar se Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.















