Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prishtinë, mëngjesin e së hënës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 05:15. Ekipi i emergjencës i kishte dhënë ndihmë mjekësore viktimës, një mashkull kosovar, i cili ishte gjetur i shtrirë në rrugë.
Megjithatë, mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.