Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ka thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 15:19.

“Policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të pajetë në pyll”.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet kompetente të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi