Gjendet i vdekur një person në Suharekë
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e së dielës në Suharekë. Policia e Kosovës ka njoftuar se është informuar për rastin nga emergjenca e Suharekës rreth orës 19:50. Sipas informacioneve të para, viktima është identifikuar si Sh. M., i lindur në vitin 1983 dhe banues në Suharekë. Sipas dyshimeve […]
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e së dielës në Suharekë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është informuar për rastin nga emergjenca e Suharekës rreth orës 19:50.
Sipas informacioneve të para, viktima është identifikuar si Sh. M., i lindur në vitin 1983 dhe banues në Suharekë.
Sipas dyshimeve fillestare, ai është gjetur nga familjarët i varur në banesë.
“Më datë 06.04.2025, rreth orës 19:50, policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pajetë. Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka marrë informatën se bëhet fjalë për Sh. M. (1983), mashkull, banues në Suharekë. Sipas dyshimeve të para, viktima është gjetur nga familjarët i varur në banesën e tij,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Hetuesit policorë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.















