Gjendet kanabis i kultivuar në Malishevë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tre të dyshuarve

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të dyshuar për kultivimin e kanabisit në fshatin Panorc të Malishevës

Foto: Policia e Kosovës, 24 shtator 2024.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tre personave të dyshuar në lidhje me një rast të kultivimit të bimëve të kanabisit në Fshatin Panorc, Malishevë.

Hetuesit e antidrogës në rajonin e Gjakovës po hetojnë rastin në tre lokacione të ndryshme, ku janë zbuluar bimë të dyshuara kanabis sativa me gjatësi nga 20 deri në 50 cm.

“Hetues të antidrogës së Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, janë duke hetuar rastin lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, me ç’rast në vendngjarje në tre (3) lokacione të ndryshme janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë, zona ku janë gjetur bimët e dyshuara është një rajon i thellë i njohur si “Lugajat”.

Prokuroria ka dhënë autorizimin për publikimin e fotografive të tre personave të dyshuar, në mënyrë që të ndihmohet në identifikimin dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin ose vendndodhjen e personave, të kontaktojnë në numrin 192 ose në 045285169.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika