Një bombë është gjetur në një kioskë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ndërsa një person e ka njoftuar Policinë e Kosovës për këtë rast.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë  08.01.2024 – 22:30. Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes.

Sipas raporti 24 orësh, policia e me njësitin e saj për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar, bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë”.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, teksa rasti është iniciuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.